UBT News

Përfundon subvencionimi i energjisë për ata që kursyen, vazhdon për familjet në nevojë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ka përfunduar subvencionimi i energjisë elektrike për qytetarët që e kanë kursyer atë, derisa ka shtuar se do të vazhdojnë të mbështesin familjet në nevojë.

Për këtë, ai tha se janë paraparë edhe 25 milionë euro mbështetje për familjes e cenueshme në mënyrë që të lehtësohet barra e faturave të energjisë elektrike. 

Sipas tij, ka pasur një vetëdijësim të hatashëm të qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike, gjë që siç tha ai, ka rezultuar që të ketë përfitues të gjithanshëm.

“Sot ose nesër qytetarët do ta pranojnë subvencionimin dhe kjo do të jetë përmbyllja e kësaj mase të kursimit e cila ka qenë pra për periudhën e sezonit dimëror të këtij viti. Do të ketë edhe masa të tjera të parapara me pakon mbëhtetëse të BE-së. Janë paraparë edhe 25 milionë euro mbështetje për familjet e cenueshme apo në nevojë në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të lehtësohet barra e faturave të energjisë elektrike për ta”, tha Murati.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, tha se kanë paraparë mbështetje në vazhdimësi.

“Pakoja jonë përfshinë edhe masa specifike për të mbështetur familje të cenueshme dhe shpresojmë që kjo të jetë e disponueshme që të jetë e mundur. E që sistemi energjetik i Kosovës të jetë i qëndrueshëm duhet të shikojmë se çfarë masash duhet marrë dhe se si t’i zbatojmë ato. Qeveria e Kosovës duhet të miratojë një plan të zbatimit dhe ne të shkojmë në atë drejtim muajve dhe viteve në vazhdim”, tha ai.

Kujtojmë se subvencionimi i energjisë elektrike për muajt shtator, tetor, nëntor kanë është bërë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa për muajt dhjetor, janar, shkurt dhe mars është mbuluar nga fondet e Bashkimit evropian, në vlerë prej 15 milionë euro. 

Exit mobile version