UBT News

​Përfundon seanca ndaj të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

Ka dalë para gjykatës të martën Jovan Viqentijeviq – i dyshuari për sulmin e 29 nëntorit në Ibër-Lepenc të fshatit Varagë.

Gjatë kontrollit, autoritetet e Kosovës kanë gjetur në shtëpinë e tij granata dore, armë e municione.

Pas përfundimit të seancës, avokati i tij Nebojsha Vllajiq tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Lidhur me sulmin në veri, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë të dyshuar. Ditë më parë një tjetër i dyshuar është dërguar në paraburgim.

Ndërkaq tetë të tjerë janë liruar.

Pas rastit të sulmit në Ibër-Lepenc, dhe disa sulmeve të tjera radhazi në veri, autoritet kanë kryer bastisje në disa lokacione ku kanë gjetur arsenal armësh e dëshmi të tjera.

Exit mobile version