Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi ka përfunduar dje. Këtij procesi iu kanë përgjigjur masivisht qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në këto tri komuna kalon shifrën 125 mijë.
Në Preshevë dhe Bujanoc shumica e banorëve janë të kombësisë shqiptare, përderisa në Medvegjë ka më shumë serbë.