UBT News

Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë

Tashmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta për komunën e Prishtinës.

Më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar të kryeqytetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arben Vitia. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arben Vitia ka marrë 843 vota. Ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ka siguruar 483 vota.

I treti është kandidati i PDK-së, Uran Ismaili. Ismaili ka marrë 445 vota nga ato me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Kurse kandidati i AAK-së, Daut Haradinaj ka 160 vota, dhe 44 vota ka marrë kandidati i AKR-së, Gëzim Mehmeti.

Nga zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor, asnjë nga kandidatët nuk siguruan mjaftueshëm vota sa për të fituar Prishtinën. Me këtë rast edhe Komuna e Prishtinës renditet tek komunat që shkojnë në balotazh. Fushata zgjedhore do të jetë vetëm 5 ditë. Në balotazh shkojnë kandidati i Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Kujtojmë që Vitia ka marrë më së shumti vota edhe nga ato me postë. Nga të dhënat e KQZ-së ai ka marrë 231 vota, kurse ai LDK-së ka marrë 52 vota.

Exit mobile version