Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Afganistani më 11 shtator, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të vendit në tokë të huaj – por tërheqja tashmë ka filluar.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s kaluan dekada duke ndërtuar Fushën Ajrore – Kandahar, të mbushur me tenda, qendra operacionesh, kazerma, fusha basketbolli, vende për ruajtjen e municioneve, hangarë avionësh dhe të paktën një zyrë postare.
Mirëpo tani sapo baza të zhvishet nga gjithçka që konsiderohet e ndjeshme nga pronarët amerikanë dhe të NATO-s, ato do t’i dorëzohen forcave afgane të sigurisë. Dhe mesazhi do të jetë i qartë: Ata tani janë të vetëm në luftën kundër talibanëve.
Tërheqja amerikane, pothuajse e qetë, hedh poshtë rrethanat e dëshpëruara përtej murit të bazës.
“Dje, nuk do të ishit në gjendje të uleshit sepse gjërat ishin kaq kaotike”, tha ai. “Unë rashë në gjumë me çizmet dhe armën time në këllëf”, deklaroi majori Mohammed Bashir Zahid, officer afgan.
“Tani, kjo është ajo që më shqetëson vërtet”, u shpreh Majori Zahid, i cili dukej i rraskapitur dhe duke përmbledhur ndjenjën e dëshpërimit të shumicës së ushtarëve afganë. “Amerikanët me shumë gjasë shkatërruan automjetet për të parandaluar shitjen e tyre”, shtoi ai.
Ushtria amerikane kishte pritur një lloj sulmi ndërsa u largua – megjithë përpjekjet diplomatike nga negociatorët amerikanë në Doha, Katar, të cilët ishin përpjekur t’u transmetonin talibanëve se ushtria në të vërtetë po largohej dhe se sulmimi i tyre do ishte budallallëk.
Fundi i luftës nuk dukej aspak si fillimi i saj. Ajo që filloi si një operacion për të përmbysur talibanët dhe për të vrarë terroristët përgjegjës për sulmet në 11 shtator 2001, ishte shndërruar për 20 vjet në një ndërmarrje ushtarake-industriale me shumë miliarda dollarë.
Fjalët e përsëritura shpesh të Talibanëve gjatë ditës ishin: “Ju keni orët, ne kemi kohën”./UBTNews
(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)