Për më shumë se tri orë, ka përfunduar intervistimi i Koordinatores së Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali nga Prokuroria Speciale.
Mihali nuk ka pranuar të flasë për media, veçse ka thënë se ka ardhur “për t’i ndihmuar Prokurorisë Speciale”.
“Nga prokurori u intervistova për ta zbardhur të vërtetën”, tha ajo derisa nuk pranoi që t’iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Prokuroria Speciale gjatë ditës ka bërë të ditur se Dejona Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo Prokurori i ka në hetim.
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.