UBT News

Përfundon greva e minatorëve të “Trepçës”

Ka përfunduar greva e minatorëve të kombinatit metalurgjik “Trepça”. Këtë e ka konfirmuar për UBTNews, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Osmani deklaroi se pagat janë ekzekutuar, ndërkaq nesër fillon puna në këtë ndërmarrje.

Minatorët e “Trepçës” mbrëmë kishin filluar grevën brenda minierës. Pas kësaj situate të krijuar, Hysen Vrajolli ka dhënë dorëheqje nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës. Në vend të tij është emëruar Enes Muzaqi./UBTNews

Exit mobile version