Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se ka përfunduar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe të tjerëve për këtë javë dhe se do të rinis më 11 dhjetor.
Seanca e ardhshme do të mbahet javën tjetër me fillim nga ora 09:00, ku do ta vazhdojë dëshminë dëshmitarja Sandra Mitchell.
“Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 11 dhjetor. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të hënën, më 11 dhjetor, në ora 09:00, kur dëshmitarja Sandra Mitchell pritet të vazhdojë dëshminë e saj”, thuhet në njoftim.