Ka përfunduar e qetë protesta e serbëve lokal në Mitrovicë të Veriut.
Ata kanë bërë thirrje që mos të hapet ura e Ibrit për qarkullim të veturave.
Turmës së protestuesve iu drejtua ish kryetari i Gjykatës së Mitrovicës, Nikola Kabashiq dhe ish zyrtarë të tjerë, të cilët theksuan nevojën e mos hapjes së urës për qarkullim të veturave.
Për mbarëvajtjen e protestës foli edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se pjesëmarrës në protestë kanë qenë rreth 600 persona dhe se gjithçka ka shkuar qetë dhe pa incidente.
“Jo s’ka pas asnjë incident. Ju ishit këtu prezent dhe ne kishim numër të mjaftueshëm të policëve për mbarëvajtjen e tubimit publik që është lajmëruar më herët. Rreth 600 persona kanë qenë dhe s’ka pas asnjë problem”, tha ai./UBTNews/