Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve “Pashko Vasa”, “Mujo Ulqinaku” dhe “Lorenc Antoni” në kryeqytet.
Komuna e Prishtinës njofton se punimet po vazhdojnë dhe pas përfundimit të rikonstuimit të tërësishëm të rrugës, qarkullimi do të jetë më i sigurtë për të gjithë pjesëtarët në komunikacion.
“Në ditët në vijim do të përfundohen edhe trotuaret dhe do të jenë të gatshme për t’u shfrytëzuar”, thuhet në njoftim./UBTNews