Policia e Kosovës sot ka nisur një aksion te objekti i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pasi ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani theksoi për UBTNews, se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit.
“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent.”, njofton policia./UBTNews