UBT News

Përfundojnë bastisjet në veri

Policia ka ndërmarrë të mërkurën sërish një aksion në veri, duke bastisur disa lokacione. Aksioni lidhet me hetimet për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Këto bastisje tashmë kanë përfunduar. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

“Ka përfunduar aksioni”, ka thënë shkurtimisht Elshani.

Ende nuk dihet a ka të arrestuar apo a është sekuestruar diçka.

Exit mobile version