UBT News

Përfundoi testi i maturës, Eelezi: Nxënësit që tentuan të manipulojnë me telefon janë përjashtuar


Pas tri orë testim, rreth 26 mijë 669 maturantë në vend kanë përfunduar testin e maturës. Derisa mbarëvajtja e procesit thuhet se ka qenë e menaxhuar mirë dhe se janë evidentuar vetëm disa parregullsi të vogla.

Shefi i Divizionit për Vlerësim në MASh, Fatmir Elezi, thotë se përveç në Podujevë dhe Mitrovicë që ka pasur vonesa në fillim të testit, në komunat tjera ka filluar dhe mbaruar me kohë.

Elezi theksoi, se në përgjithësi mbajtja e provimit të maturës, ka përfunduar me sukses.

“Në ora 10 është dashur të fillojë testi në të gjitha qendrat e testimit, me disa përjashtime në Podujevë ka pasur vonesë të administruesve, në Mitrovicë ka qenë gabim në paketim dhe ka pasur vonesa të fillimit të testit, në të gjitha komunat tjera testi ka filluar me kohë dhe ka përfunduar me kohë. Në Mitrovicë testi është zgjatur edhe për një orë ngase ka filluar me vonesë”, thotë Elezi.

Elezi për KosovaPress, ka theksuar se nxënësit të cilët kanë tentuar të manipulojnë me telefon gjatë procesit të testimit, janë përjashtuar.

“Ka pasur disa nxënës që kanë përdorur telefona, janë përjashtuar prej testit…Edhe këtë vit e kemi parë që ka pasur disa postime në rrjetet sociale, mirëpo shumë më pak se sa herëve të kaluara, por ka individ që janë future në këto rrjete edhe jashtë qendrave të testimit, nuk kanë qenë nxënës, mirëpo vetë është rritur numri. Nxënësi që është nxën me telefon në qendrat e testimi është përjashtuar nga testi”, thotë ai./KSP

Exit mobile version