UBT News

Përfundoi suksesshëm Trajnimi për Trajnerë – pjesëmarrësit u certifikuan nga UBT

Pjesëmarrësit e grupit të trajnimit Trajnim për Trajnerë në UBT, trajnim ky i organizuar nga Departamenti për Edukim dhe Zhvillim Profesional, kanë përfunduar suksesshëm leksionet e organizuara nga ekspertët më të mirë që ka UBT.

Në kuadër të këtij trajnimi, pjesëmarrësit kanë zhvilluar njohuritë e tyre rreth aspekteve të mbajtjes së trajnimit, përpilimit të materialit për trajnim, përcaktimit të objektivave e trajnimit dhe rreth teknikave të prezantimit të materialit të përgatitur për trajnim.

Departamenti për Edukim dhe Zhvillim Profesional është duke formuar grupin tjetër të trajnimit Trajnim për Trajnerë në UBT, duke u dhënë mundësi edhe të interesuarve të tjerë të përgatiten profesionalisht rreth kompetencave të trajnerit, dallimit në mes edukimit dhe trajnimit, përfitimeve nga trajnimi, si dhe metodave të mbajtjes së trajnimit.

Exit mobile version