Akademia Verore e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor ofroi një platformë të veçantë të diskutimeve, ligjëratave tematike nga ekspertë të fushës, vizita studimore dhe punëtori të ndryshme, duke u mundësuar pjesëmarrësve thellimin e njohurive rreth arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.
Bartësit e moduleve të kësaj akademie ishin personalitete të shquara në fushën e tyre, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojën e tyre me pjesëmarrësit, duke ofruar një perspektivë të pasur dhe të frytshme. Nëpërmjet ligjërimeve tematike dhe punëtorive praktike, pjesëmarrësit u njohën me teknikat dhe strategjitë e avancuara të arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.
Bartësit e moduleve dhe emërtimi i moduleve të cilat janë trajtuar:
- “Green spaces planning and Landscape sustainable design” – Prof. Asoc. Dr. Nexhat Balaj;
- “Light as a Feature in Architectural Design” – MSc. Bard Bajçinovci;
- “Tiny House in Prishtina” – MA. Blend Dema & MSc. Zana Prelvukaj;
- “The same construction of three or more houses, social category or architectural value” – Prof. Dr. Nexhat Çoçaj;
- “Wooden furniture for School Buildings” – IDA. Zekë Islamaj & Prof. Dr. Lulzim Beqiri;
- “The impact of modern lighting technology on the sustainability of buildings” – Prof. Bashkim Shala;
- “Optimization in Built Heritage” – Prof. Phd. Bekim Çeko.
Kjo akademi solli një kontribut të rëndësishëm në rritjen e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor. Ajo siguroi një mjedis të frytshëm për ndarjen e ideve dhe përvojave, duke përcjellë vlera të rëndësishme në fushën e arkitekturës dhe planifikimit të hapësirave.