UBT News

Përfundoi bastisja në shtëpinë e Thaçit, avokati Pallaska jep detaje

Dastid Pallaska, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, deklaroi se bastisja në shtëpinë e Thaçit ka përfunduar, ndërkaq sipas tij, qëllimet e bastisjes ishin të përgjithshme dhe se dukej se nuk kishte një shënjestrim të duhur të bastisjes.

“Po ashtu, mbetet ende e paqartë si në aspektin procedural dhe atë logjik, që bastisjet të kryhen pas konfirmimit të aktakuzës. Kjo bastisje sygjeron që aktakuza ndaj Thaçit mbetet një shënjestër në lëvizje, përkatësisht duket që Prokuroria ende po kërkon prova për ta mbështetur një aktakuzë që ka ngritur”, deklaroi ai.

Ndryshe që nga mëngjesi ka filluar bastisja në shtëpinë e ish-presidentit Thaçi nga EULEX-i./UBTNews

Exit mobile version