Ish-ambasadori britanik në Liban, Tom Fletcher thotë se përfshirja e Hezbollahut do të jetë shkatërruese për Izraelin dhe tërë rajonin.
Ai u pyet nëse Izraeli mund ta fitojë luftën në dy fronte nëse Hezbollahu vendos t’i bashkohet konfliktit.
“Mendoj se do të jetë shkatërruese për Izraelin nëse Hezbollahu bashkohet. Do të jetë shkatërruese për rajonin, Libanin, dhe vendit të cilit i shërbej. Populli i Libanit nuk e do këtë dhe mendoj që as njerëzit e Izraelit”, vazhdoi ai.
Sipas tij, fokusi duhet të jetë në kthimin e pengjeve, por kjo mund të arrihet me presion politik nga vendimarrësit dhe me de-eskalim të tensioneve.
“Çdokush që e njoh që mund të jetë i përfshirë… mendon që falë politikës mund të kemi rezultate dhe jo nga operacioni ushtarak”, shtoi ai./UBTNews/