Duke folur për gazetarët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se përfshirja e Gjermanisë në konflikt po rritej nga dita në ditë dhe Berlini nuk kishte asnjë mënyrë për të siguruar që armët që i kishte ofruar Ukrainës nuk do të përdoreshin kundër Rusisë.
Peskov tha se armët e furnizuara nga Gjermania po përdoren tashmë në rajonin e Donbasit, një zonë që Rusia pretendon se e zotëron.
Kancelari Olaf Scholz tha dje se Gjermania kishte këmbëngulur, si vendet e tjera anëtare të NATO-s, se armët që po i furnizonte Ukrainës nuk duhet të përdoren kundër territorit rus.
Por Peskov u tha gazetarëve “Së pari, Gjermania nuk ka një mënyrë për të kontrolluar.
Së dyti, armët e furnizuara nga Gjermania për regjimin e Kievit tashmë po qëllojnë në territorin rus, sepse Donbasi është një rajon rus”.
Ai tha se “përfshirja direkte dhe indirekte” e Gjermanisë në konflikt po rritet, duke shtuar“Kancelari gjerman duhet ta marrë këtë si pikënisje”.
Peskov tha gjithashtu se nuk dinte asgjë për një mision paqeje të Vatikanit për Ukrainën./UBTNews/