UBT News

Përfshihet nga zjarri një veturë në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një veturë në Prizren. Policia njoftoi se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40.

“Ankuesi m/k ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë vetura e tij. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version