UBT News

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Malishevë

Dje është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Malishevë. Policia e Kosovës njofton se si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe zjarrfikësit te cilët kane lokalizuar zjarrin, kurse si pasoj e zjarrit që ishte përpjekur ta shuaj lëndime trupore ka pësuar djali i pronarit të shtëpisë viktima mashkull kosovar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Sipas pronarit, shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i furrës. PK-ja njofton se ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme./UBTNews

Exit mobile version