UBT News

Përfshihet nga zjarri një autobus në fshatin Arllat të Drenasit

Një autobusë me targa të Kosovës është përfshirë sot nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, tha zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Ai tha më tej se nuk raportohet për të lënduar, përderisa po  trajtohen rrethanat e ngjarjes.

Exit mobile version