Një autobusë me targa të Kosovës është përfshirë sot nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit, shkruan Gazeta Express.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, tha zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Ai tha më tej se nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes.