Një ndërtesë kolektive është përfshirë nga zjarri në Ferizaj. Sipas policisë, nëntë qytetarë dhe një zjarrfikës kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.