Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së martës.
Ngjarja ka ndodhur teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Kalimashit.
Pasi ka konstatuar flakët, shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të Bashkisë e stacionuar pranë tunelit, e cila në një kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit dhe largimit të automjetit korsia e Rrugës se Kombit Kukës – Tunel ka qenë e bllokuar nga kolona e mjeteve.