UBT News

Përfshihen nga zjarri disa depo në zonën industriale në Prishtinë

Rreth orës 16:00 janë përfshirë nga zjarri disa depo në zonën industriale në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci deklaroi për UBTNews se nuk raportohet për të lënduar.

Ekipet e zjarrfikësve dhe policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjes.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, deklaroi Borovci./UBTNews

Exit mobile version