Një raund i ri përforcuesish për COVID-19 është në rrugë e sipër, të cilët janë formuluar posaçërisht për të synuar dhe luftuar nënvariantet jashtëzakonisht ngjitëse të omicron BA.4 dhe BA.5.
Në fund të qershorit, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA (FDA) njoftoi se po këshillonte prodhuesit e vaksinave të krijonin vaksina të riformuluara.
“Ndërsa kalojmë në vjeshtë dhe dimër, është thelbësore që ne të kemi përforcues të sigurt dhe efektiv të vaksinës që mund të ofrojnë mbrojtje kundër varianteve qarkulluese dhe në zhvillim për të parandaluar pasojat më të rënda të COVID-19“, Peter Marks, MD, PhD, drejtor i Qendrës së FDA për Vlerësimin dhe Kërkimin Biologjik, tha në një njoftim për shtyp të FDA të lëshuar në atë kohë.
Përforcuesit do të jenë të disponueshëm qysh në vjeshtë dhe pritet të sigurojnë mbrojtje kundër një rritjeje të rasteve të koronavirusit që ka të ngjarë të ndodhë gjatë vjeshtës dhe dimrit. /UBTNews/