UBT News

Përfitoni nga zbritja 40% në Shkollën Fillore UBT – Regjistrojini fëmijët tuaj në shkollën me teknologji dhe edukim të avancuar

Keni dëshirë që fëmijët tuaj të kenë mundësi të shkëlqyer arsimimi? Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT është aty për t’ju ofruar mundësinë më të mirë për edukim të nivelit të lartë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Dhe tani, me zbritje 40% për regjistrimet deri në muajin qershor, kjo është mundësia perfekte për të siguruar një arsim të shkëlqyer për fëmijët tuaj!

Pse të regjistroheni në Shkollën Fillore UBT?

Mësim bazuar në STEAM: Shkolla UBT është pionier në implementimin e sistemit edukativ të bazuar në STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë), duke mundësuar që nxënësit të zhvillojnë aftësi të rëndësishme për të ardhmen.

Mësim kreativ dhe interaktiv: Me Classroom 3.0, nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë në një mjedis modern dhe interaktiv, duke u angazhuar në aktivitete që stimulojnë mendimin kritik dhe kreativitetin.

Gjuhë të huaja: Gjuhët sikurse, ajo: angleze, gjermane dhe italiane, janë të integruara në çdo aspekt të mësimit, për t’u siguruar që nxënësit janë të përgatitur për tregun global.

Vlerat edukative: Përveç njohurive akademike, Shkolla Fillore UBT fokusohet në zhvillimin e kompetencave personale, sociale dhe qytetare, duke formuar individë të përgjegjshëm dhe liderë të ardhshëm.

Shfrytëzo mundësinë tani! Deri në muajin qershor, regjistrojeni fëmijët tuaj në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët UBT dhe përfitoni nga zbritja prej 40% për tarifat e regjistrimit. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur për të investuar në të ardhmen e fëmijëve tuaj me një arsim të klasit të parë!

Për më shumë informacione dhe për t’u regjistruar, vizitoni https://ubt.school/ ose kontaktoni me ne në: +383 46 332 233 | shfmu@ubt-uni.net

Exit mobile version