Përmes një infrastrukture moderne, me laboratorë të veçantë dhe të pajisur me të gjitha mjetet e teknologjisë së fundit, si dhe me një staf profesionistësh, Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT sjell drejtimin Asistent Dentar, një drejtim shumë i kërkuar dhe i rëndësishëm për shëndetin oral tek njerëzit.
Drejtimi Asistent Dentar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në UBT, ka për qëllim që të përgatisë nxënësit drejt të ardhmes së tyre profesionale, duke iu ofruar mundësit më të mira për të zhvilluar njohuritë e tyre përmes ekspertëve dhe profesionistëve të fushës.
Asistent Dentar është ndër drejtimet më të kërkuara nga të rinjtë në botë, dhe UBT ka arritur që përmes Shkollës së Mesme të Mjekësisë këtë profesion t’ia ofrojë të rinjve të Kosovës dhe të rajonit, duke synuar në nxjerrjen e specialistëve të rinj të kësaj fushe, të cilët do të certifikohen dhe do të marrin diplomë profesionale të Asistentit Dentar.