Sot shoqëria e sheh të qarën si shenjë dobësie, megjithatë, edhe të qarit ka disa benefite.
Njihuni me to:
Stresi
Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarat mund t’i ndihmojnë njerëzit të pushojnë gjatë kohës së stresit. Rezultatet e të qarit nuk janë të menjëhershme dhe mund të duhen disa minuta para se trupi të fillojë të relaksohet. Sipas studiuesve, e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS), i cili kur aktivizohet, ka një efekt qetësues në tru.
Presionin e gjakut
Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në disa probleme serioze shëndetësore si goditje në tru, sulm në zemër, dështim të zemrës, çmenduri dhe madje edhe dështim të veshkave. Por sipas disa studimeve, e qara ul presionin e gjakut, qetëson pulsin dhe e mbanë nën kontroll. Megjithatë, nëse keni probleme serioze me presionin e gjakut, mos u mbështetni në të qarat, por kërkoni ndihmë mjekësore!
Akumulimi i toksinës
Lotët që rrjedhin nga sytë tuaj ndërsa qani mund të pastrojnë papastërtitë, si tymi dhe pluhuri. Gjithashtu, kur qani, lotët largojnë toksinën që grumbullohet në trupin tuaj për shkak të stresit dhe ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit në trup, duke rezultuar në humor më të mirë.
Luhatje humori
Nëse po pyesni veten pse sjellja juaj është kthyer në agresive dhe jeni ndjerë në ankth dhe irrituar kohët e fundit, atëherë duhet të dini se nuk mund të ketë përgjigje përfundimtare. Ndryshimet e humorit mund të ndodhin për një sërë arsyesh. Një arsye e tillë është akumulimi i manganit në trup. Por kur qani, ai mangan i tepërt rrjedh nga trupi juaj së bashku me lotët. Kjo zvogëlon përqendrimin e tij në trup dhe si rezultat, ju bën të qetë dhe të fokusuar.
Dhimbje
Kur jeni në dhimbje fizike, disa pika loti shpesh rrjedhin pa dashje. Në këtë mënyrë trupi redukton ndjesinë e dhimbjes. Hulumtimet kanë zbuluar se përveçse të qarit është një lloj ngushëllimi i vetvetes, lotët emocionalë gjithashtu çlirojnë oksitocinë, e njohur më mirë si hormoni i dashurisë dhe endorfina, hormoni i lumturisë. Këto hormone i bëjnë njerëzit të ndihen mirë dhe mund të lehtësojnë dhimbjet fizike dhe emocionale.