Konsumimi i arrave çdo ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe të sjellë përfitime për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Por përveçse ua mbajnë zemrën të lumtur, arrat janë një superushqim i vërtetë kur bëhet fjalë për bukurinë e lëkurës tuaj.
Arrat janë të mbushura me vitamina dhe lëndë ushqyese thelbësore, gjë që i bën ato të domosdoshme për një lëkurë natyrale me shkëlqim dhe rinore.
Arrat ofrojnë më shumë yndyrna të shëndetshme omega-3 sesa grimcat tjera. Konsumimi i mjaftueshëm i omega-3 është thelbësor për shëndetin e lëkurës tuaj, sepse ndihmon në balancimin e prodhimit të vajit, largimin e toksinave dhe bllokimin e lagështisë që i nevojitet lëkurës suaj për të qëndruar e lëmuar dhe pa rrudha. Shtimi i arrave në dietën tuaj është një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të ndihmuar lëkurën tuaj të duket dhe të ndihet më e butë dhe të hidratohet mirë.
Arrat janë efektive edhe në luftimin e rrathëve të zinj poshtë syve. Arrat përmbajnë vitaminë E, e cila është vërtetuar se zvogëlon rrathët e zinj.
Shtimi i arrave në vaktet tuaja do të jetë i dobishëm edhe për lëkurën e kokës. Antioksidantët dhe acidet yndyrore të shëndetshme në arra mund të ndihmojnë në stimulimin e gjëndrave të flokëve, duke i bërë flokët tuaj më të shndritshëm dhe më voluminoz. Konsumimi i arrave gjithashtu mund ta bëjë skalpin tuaj më të shëndetshëm./UBTNews