UBT News

Përfitimet shëndetësore nga spinaqi

Spinaqi është i pasur me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese përfshirë hekur, magnez, kalium, mangan dhe vitaminë C.

Në veçanti, magnezi që gjendet në spinaq mund të mbështesë muskujt dhe nervat tona.

Magnezi sjell energji të mirë, ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe përmirëson funksionimin e nervave dhe muskujve.

Për më tepër, spinaqi mund t’ju ndihmojë t’i mbani kockat e shëndetshme dhe të parandaloni osteoporozën. Ushqimet tjera që mund të ulin rrezikun e thyerjes së kockave janë lakra jeshile, domatet, kungulli, e shumë të tjera./UBTNews

Exit mobile version