UBT News

Përfitimet shëndetësore nga ngrënia e misrit

Misri është burim i mirë i shumë vlerave ushqyese si vitaminat, minerale e fibrat, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin, i mirë për shëndetin e syve pasi është i pasur me luteinë e zeaksantin. Ai mbron organizmin nga stresi oksidativ.

Misri mbron po ashtu shëndetin e organeve tretëse pasi është i pasur me fibra, të cilat parandalojnë kapsllëkun dhe ndihmojnë zorrët të qëndrojnë të shëndetshme. Pasuron trupin me energji, është i pasur me karbohidrate, që mbushin trupin me energjinë e nevojshme ditore.

Drithëra mbështetë shëndetin e zemrës pasi është i pasur me antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme, të cilat ulin nivelin e yndyrave të pashëndetshme në gjak dhe ndihmon shëndetin kardiovaskular. Misri ndihmon në menaxhimin e peshës trupore pasi përmban fibra dhe përmban pak yndyra, gjë që e bën të jetë ushqim që mban më gjatë ndjenjën e të qenit të ngopur.

Për fund, misri forcon imunitetin ngase është i pasur me vitaminë C e vlera të tjera ushqyese të cilat rrisin imunitetin dhe mbajnë larg sëmundjet. /UBT News/

Exit mobile version