Për shumëkënd, kafja turke është pija e preferuar në mëngjes dhe faktikisht kjo ka shumë efekte të mira pozitive. Më poshtë ua sjellim disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell konsumimi i ‘kafes turke’.
Megjithëse kafja mund të bëhet pak më e shijshme nëse i shtoni qumësht apo sheqer, faktikisht të gjitha këto shtesa përmbajnë kalori.
Por nëse e pini një kafe të pastër të zezë, ajo do t’i përmbajë vetëm 5 kalori dhe 0 gramë sheqer.
Raportohet se shpejton metabolizmin. Kafeina është një përbërës që në mënyrë natyrale e djeg yndyrën, megjithatë duke shtuar qumësht apo sheqer, efekti i saj minimizohet. Hulumtimet tregojnë se kafja e zezë mund t’ua shpejtojë metabolizmin deri në 11%.
Kafja është diuretik që e pastron trupin nga toksine të dëmshme. Nëse e vëreni se pasi të konsumoni kafe e ndjeni nevojën për të shkuar më shpesh në tualet, atëherë duhet ta keni parasysh se kjo është krejtësisht normale.
Hulumtimet shkencore kanë treguar se përbërësit që gjenden në kafe mund të ndihmojnë në kontrollimin e rritjes së qelizave dhe ta reduktojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene. Kjo në veçanti është e vërtetë për kancerin në mëlçi.