Niveli i lartë i hekurit nuk është i vetmi fakt që e bën vlerën e spinaqit të quhet një “superushqim”.
Rezulton se spinaqi mund ta bëjë trupin tuaj më të shëndetshëm dhe më të fortë në shumë mënyra, me të cilat mund të njiheni më poshtë:
1.Muskujt dhe kockat tuaja do të bëhen më të fortë
Spinaqi është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese, përfshirë hekur, magnez, kalium, mangan dhe vitaminë C. Në veçanti, magnezi që gjendet në spinaq mund të mbështesë muskujt dhe të bëjë gjallërimin e nervave. Për më tepër, spinaqi mund të na ndihmojë të mbajmë kockat tona të shëndetshme dhe të parandalojmë osteoporozën.
2.Shikimi juaj përmirësohet ndjeshëm
Shkencëtarët besojnë se njerëzit që përfshijnë spinaq në dietën e tyre kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kataraktit dhe degjenerimit makular të lidhur me moshën, që të dyja janë shkaqet kryesore për përkeqësimin e shikimit apo edhe verbërimin.
3.Përmirësohet qarkullimi i gjakut
Spinaqi ka nivele të larta kaliumi që e bëjnë atë mjaft të efektshëm në luftimin e presionit të lartë të gjakut. Për më tepër, të ngrënit spinaq mund t’ju ndihmojë të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Por mbani mend që të ngrënit ushqime të shëndetshme nuk është një zëvendësim i ilaçeve. Presioni i lartë i gjakut mund të jetë i rrezikshëm dhe nëse e keni pasur atë për ca kohë, më parë vizitoni një mjek.
4.Lëkura juaj bëhet më e shëndetshme dhe më e bukur
Spinaqi është një burim i mirë i vitaminës A e cila është e rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve tanë. Vitamina C, e cila gjithashtu gjendet në spinaq, kontribuon në ndërtimin e kolagjenit duke i dhënë strukturë lëkurës dhe flokëve tanë.
5.Përmirësohet tretja
Spinaqi përmban shumë fibra që e bëjnë tretjen tonë më të shëndetshme dhe më të rregullt. Spinaqi gjithashtu mund të parandalojë kapsllëkun./neps.al