UBT News

Përfitimet e salmonit për trupin e njeriut

Integrimi i më shumë ushqimeve të detit në dietën tuaj mund të jetë i ndërlikuar, por ndoshta ia vlen të përpiqeni herë pas here. Shoqata Amerikane e Shëndetit të Zemrës rekomandon të hani peshk dy herë në javë, dhe kjo me arsye.

Në veçanti salmoni është peshk i mirë për organizmin e njeriut, sidomos nëse jeni duke provuar të ushqeheni sa më shëndetshëm.

Përfitimet e mira të salmonit

Salmoni është një burim i mrekullueshëm i acidit yndyror Omega 3. Hulumtimet kanë vërtetuar se Omega 3, ofron përfitime të ndryshme për shëndetin përfshirë këtu lehtësimin e simptomave të sëmundjeve të syrit, ndihmon në menaxhimin e simptomave të artritit reumatoid, dhe në përmirësimin e funksionit të kujtesës.

Salmoni gjithashtu është i mbushur me proteina të cilat janë tejet të rëndësishme për ta ndihmuar trupin të zhvillohet. Mungesa e këtyre proteinave në trup, qojnë tek humbja dhe dobësimi i muskujve.

Salmoni ndihmon edhe në rregullimin e gjumit. Kjo për shkak se përmban sasi të lartë të aminoacidit të quajtur triptofan, të cilin trupi i njeriut nuk e prodhon vetvetiu, prandaj duhet marrë atë përmes dietës ushqimore. Triptofani e ndihmon trupin të prodhojë melatoninë dhe seratoninë, prandaj edhe luan rol të rëndësishëm në funksione të ndryshme të trupit, si përmirësimi i disponimit dhe ciklit të gjumit.

Salmoni njihet si burim i pasur edhe i disa vitaminave të rëndësishme për organizimin, si vitamina A e cila e forcon imunitetin e njeriut dhe e përmirëson shikimin, vitamina D që e ndihmon trupin të absorboj kalcium, vitamina B12 e cila ndihmon në shmangien e lodhjes, kapsllëkut dhe humbjes së apetitit, dhe vitamina B3 që i jep trupit energji.

Salmoni ndihmon edhe në rregullimin e hormoneve tiroide, është i pasur me zink i cili i nevojitet trupit çdo ditë, përmban sasi të madhe të glutaminës dhe hekurit, si dhe e përmban antioksidantin e quajtur astaksantina, që e mbështet funksionimin e qelizave dhe e mbron trupin nga sëmundjet.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, konsumimi i salmonit është i mirë edhe për ambientin.

Exit mobile version