Përfaqësuesja e Malit të Zi në konkursin e bukurisë Miss Universe 2026, 22-vjeçarja Marija Aleksandra Ivezaj, ka tërhequr vëmendjen gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare në Porto Riko.
Gjatë prezantimit, të mbajtur më 21 nëntor në San Juan, ajo bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, i cili lidhet me identitetin kombëtar shqiptar.
Gjesti i saj nxiti reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, ndërsa u pasqyrua edhe nga disa media rajonale.
Vëmendja u shtua edhe më shumë pasi Ivezaj publikoi fotografi me kostumin kombëtar në profilin e saj në Instagram, ku përsëriti të njëjtin gjest.
Fakti që ajo përfaqëson Malin e Zi në këtë garë ndërkombëtare, ndërsa shfaqi simbolin e njohur të identitetit shqiptar, bëri që veprimi i saj të komentohej gjerësisht.
Disa media rajonale e cilësuan gjestin si skandal, megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim se përmes këtij veprimi Ivezaj kishte për qëllim të përcillte një mesazh politik.
D.L
