UBT News

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog viziton veriun e Kosovës

Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Ambasadori Tomas Szunyog do ta vizitojë veriun e Kosovës.

Sipas njoftimit të zyrës së BE-së, ai do të marrë në pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 8 kamionëve për mbledhjen e mbeturinave në objektet e NP “Standard” Mitrovica Veriore, duke filluar nga ora 11:10.

Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, po ashtu merr pjesë në aktivitetin e pastrimit vullnetar në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, duke filluar nga Ura Dudin Krs, Çesmin Llug, Mitrovicë e Veriut, për të vazhduar në Zveçan. 

Exit mobile version