Përfaqësuesi i UBT-së, Elion Kollçaku, u takua me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj, në Pragë.
Ambasadorja vlerësoi me fjalët më të mira UBT-në për cilësinë, si dhe për bashkëpunimet që ka hapur ndër vite me universitetet në vende të ndryshme të Evropës.
Ajo u shpreh e gatshme të ndihmojë në hapjen e urave të bashkëpunimit mes UBT-së dhe institucioneve universitare në Republikën Çeke.
UBT do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet akademike në Republikën Çeke, si dhe do të angazhohet në ndërtimin e bashkëpunimeve të tjera, të cilat do të ngritin nivelin e cilësisë dhe institucionit.