UBT News

Përfaqësuesi i KFOR-it britanik diskutoi për sigurinë ndërkombëtare me studentët e Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT

Gjatë ligjëratës së profesorit Arian Kadriu, studentët e Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, patën rastin të kenë diskutim të hapur me përfaqësuesin nga KFOR-i britanik në Kosovë, rreth temës: “Ushtria britanike, shembull i sigurisë në arenën ndërkombëtare”.

Studentët e Fakultetit Studime të Sigurisë patën mundësinë të dëgjojnë nga përvoja e përfaqësuesit të KFOR-it britanik, si dhe të avancojnë njohuritë e tyre rreth fushës së sigurisë dhe perspektivës britanike rreth sigurisë ndërkombëtare.

Ligjëratat tematike në kuadër të Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, i ndihmojnë studentët të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës së sigurisë kombëtare, rajonale e botërore, duke dëgjuar dhe vlerësuar perspektivat e vendeve perëndimore.

Exit mobile version