UBT News

Përfaqësuesi i Iranit në OKB: Pasurimi i uraniumit nuk do të ndalet kurrë

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani tha se procesi i pasurimit të uraniumit i kryer nga Teherani “nuk do të ndalet kurrë”, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës “The Hill”, Iravani vlerësoi programin e pasurimit të uraniumit të Iranit gjatë paraqitjes së tij si i ftuar në programin “Face the Nation” të CBS.

Duke iu referuar Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), Iravani theksoi se vendet pa armë bërthamore kanë të drejtë të përdorin teknologji bërthamore paqësore, përfshirë pasurimin e uraniumit, me kusht që ato të përputhen me rregulla të caktuara.

Ai tërhoqi vëmendjen ndaj faktit se programi i pasurimit të uraniumit është e drejtë e Iranit. “Pasurimi është e drejta jonë, është një e drejtë e patjetërsueshme dhe ne duam ta zbatojmë këtë të drejtë“, tha përfaqësuesi iranian.

Mendoj se pasurimi i uraniumit nuk do të ndalet kurrë”, tha Iravani kur u pyet nga një gazetar nëse Irani planifikon të pasuronte uranium.

Exit mobile version