UBT News

Përfaqësues të UBT-së zhvilluan një vizitë në qytetin e Korçës në kuadër të një projekti të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Në kuadër të projektit dy palësh mes Shqipërisë dhe Kosovës për vlerësimin e indikatorëve të monitorimit të cilësisë së ujërave të shkarkimit që gjenerohen nga industria agro-ushqimore, përfaqësues të UBT-së kanë zhvilluar një vizitë në qytetin e Korçës.

Qëllimi i vizitës në qytetin e Korçës ishte vizita në disa kompani dhe institucione akademike për adresimin e objektivave të projektit, si dhe vlerësimin e indikatorëve të monitorimit të cilësisë së ujërave të shkarkimit që gjenerohen nga industria agro-ushqimore në Shqipëri dhe krahasimin e tyre me Kosovën dhe me vendet e Bashkimit Evropian.

Fillimisht grupet punuese kanë zhvilluar një takim dhe diskutim në qytetin e Pogradecit, nga ku është diskutuar për ecurinë e projektit dhe problematikat që janë hasur gjatë zbatimit të tij, e më pastaj për të vazhduar me vizitën në Birrën Korça, në mënyrë që të bëhet krahasimi i të gjeturave me kompani të sektorit të njëjtë, në këtë rast në Kosovë Birra Peja.

Vizita e grupeve punuese ka vazhduar në Universitetin Fan S. Noli në Korçë, duke u njoftuar nga afër me punën dhe laboratoret e Fakultetit të Bujqësisë, duke u fokusuar në pikat kryesore të projektit të përbashkët për shkarkimin e ujërave nga industria.

Exit mobile version