Në kuadër të projektit MDTV, projekt ky i financuar dhe mbështetur nga programi Erasmus+, është mbajtur trajnimi për stafin e universiteteve partnere të këtij projekti, nga ku u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhin fushën e multimedias me pjesën akademike.
UBT u përfaqësua nga prof.dr Besnik Qehaja dhe msc. Vesa Morina, ku me pjesëmarrësit e tjerë diskutuan rreth sfidave të multimediave duke përfshirë ato digjitale, audiovizuale, radion dhe televizionin, simulimet e transmetimeve live, si dhe për arkitekturën dhe zgjidhjet hibride në inxhinierinë televizive.
Projekti: “Zhvillimi dhe Zbatimi i Kurrikulës së Multimedias dhe Televizionit Digjital” u realizua nga Universiteti i Lubljanës, me ligjëruesit Klemen Pečnik dhe Žana Juvan, teksa trajnimi u zhvillua në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës të Shqipërisë.
Synimi i këtij projekti është përmirësimi i teknologjive të multimedias në universitetet partnere, modernizimi i kurrikulave ekzistuese në fushën e multimedias, si dhe ndërtimi i laboratorit me pajisje të teknologjisë së fundit.