Në kuadër të programit Erasmus+, përfaqësues të UBT-së morën pjesë në punëtorinë e platformës së ndërmarrjes për nxitjen, modernizimin dhe rritjen e qëndrueshme në industrinë e gurit natyror në Ballkanin Perëndimor – BKSTONE, organizuar nga Universiteti Mediteran në Podgoricë, në Malin e Zi.
UBT u përfaqësua nga profesorët Hazir Çadraku dhe Visar Krelani, nga ku së bashku me universitetet partnere të këtij projekti kanë diskutuar dhe analizuar procesin, si dhe rreth detajeve të tjera të zhvillimit të projektit.
Ky projekt ka për qëllim studimin e kapaciteteve të gurëve ndërtimor, në veçanti ata zbukurues të fasadave dhe dyshemeve që paraqet një kuadër shumë të rëndësishëm, jo vetëm për fushën e ndërtimit por për të gjithë ekonominë e rajonit.
Përmes këtij projekti adresohen nevojat e vendeve të Ballkanit për edukim në lidhje me përdorimin e një burimi natyror si guri, i cili është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në vendet e Mesdheut.