UBT News

Përfaqësues të UBT-së dhe “Linnaeus University” zhvilluan një takim konstruktiv – temë diskutimi zgjerimi i bashkëpunimit përtej fushës së TIK-ut

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i shoqëruar nga profesorët: Fitim Alidema, Valon Ejupi, Shpend Dragusha, Diellor Rizaj, Agon Hoti, Fisnik Laha, Arianit Jakupi, drejtoresha e Kampusit, Lirigzona Morina dhe koordinatorja e Zyrës Ndërkombëtare, Elinda Krasniqi u takuan me përfaqësuesit e “Linnaeus University”, Arianit Kurti, Anita Mirjijamdotter, Ian Nicholls dhe Karina Adbo.

Zyrtarë nga “Linnaeus University” në Suedi qëndruan në UBT për të eksploruar mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit të tyre përtej fushës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Dy universitetet kanë marrëveshje prej disa kohësh, por tani po kërkojnë të bashkëpunojnë në fusha të reja kërkimi, duke përfshirë biokiminë dhe shkencën e ushqimit.

Gjatë vizitës u diskutua për bashkëpunimet e mundshme në shkëmbimin e stafit, mësimin në distancë, projektet e përbashkëta kërkimore dhe projektet Erasmus. Të dy universitetet tashmë janë duke punuar së bashku në disa projekte nga fusha e TIK-ut (ICT), duke përfshirë projektin PhDICTKES në kuadër të Erasmus +.

Gjatë takimit u diskutua edhe mundësi për shkëmbime studentore dhe programe të përbashkëta diplomash, të cilat do t’u ofrojnë studentëve një përvojë unike ndërkombëtare dhe do të rrisin perspektivat e tyre për karrierë.

Në përgjithësi, vizita u pa si një hap pozitiv drejt zgjerimit të bashkëpunimit midis dy universiteteve dhe forcimit të partneritetit të tyre në kërkim dhe arsim.

Exit mobile version