UBT News

Përfaqësues të kompanisë “Coca-Cola HBC Kosovo” prezantuan kompaninë Coca-Cola para studentëve të UBT-së

Përfaqësues të kompanisë “Coca-Cola HBC Kosovo”, kanë zhvilluar një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, lidhur me zhvillimin e një kompanie siç është Coca-Cola.

Në këtë ligjëratë, menaxheri regjional i “Coca-Cola HBC Kosovo”, Ilir Cakolli, para studentëve ka bërë një prezantim të historikut të kompanisë Coca-Cola, mënyrën se si operon kjo kompani, strategjitë që përdorë, si dhe operacionet që zhvillohen në kuadër të kësaj kompanie.

Menaxheri i shitjeve në këtë kompani, Besnik Ramadani, ka treguar për mënyrën e realizimit të shitjeve, mënyrën e zhvillimin të kampanjave, si dhe për detaje të tjera që ndërlidhen kryekëput me mënyrën se si përkujdeset kjo kompani e distribucionit të Coca-Cola’s dhe produkteve të saj në shitjen e tyre.

Ndërkaq, menaxherja e komunikimit në kompaninë “Coca-Cola HBC Kosovo”, Frosina Islami, ka shtjelluar më në detaje mënyrën e zhvillimit të komunikimit me klientelën, aktivitetet që i ka zhvilluar kjo kompani deri më tani, si dhe për projektet e mëdha që është duke i planifikuar dhe implementuar në të njëjtën kohë kjo kompani.

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, zhvilluan një interaktivitet me përfaqësuesit e kompanisë në fjalë, duke u interesuar për detaje të ndryshme të zhvillimit të veprimtarisë së “Coca-Cola HBC Kosovo”, siç janë mënyra e promovimit, zhvillimit të aktiviteteve, e kontakteve me qendrën e kompanisë Coca-Cola në Amerikë,  përderisa nga ana e përfaqësuesve të “Coca-Cola HBC Kosovo”, iu bë thirrje studentëve që të aplikojnë për punë praktike në këtë kompani, duke e parë si një mundësi shumë të mirë për zhvillimin në karrierën e tyre profesionale.

Exit mobile version