Në edicionin e sivjetshëm të Konferencës Ndërkombëtare të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, ishin prezent përfaqësues të KFOR Regional Command East, të cilët prezantuan rreth rolit të partneriteteve ndërkombëtare në sigurinë globale.
Ndër të tjera, ata folën edhe rreth rëndësisë që luan KFOR-i në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Në këtë konferencë gjithashtu morën pjesë edhe shumë pjesëmarrës vendorë e ndërkombëtarë, të cilët në mënyrë grupore e individuale prezantuan punime e hulumtime cilësore dhe profesionale.
UBT falënderon pjesëtarët e KFOR-it për angazhimin dhe mbështetjen e tyre të parezervë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.