Përfaqësues të kampit Bondsteel zhvilluan një ligjëratë tematike rreth “TMJ and Oral Health” dhe “Dental Trauma in Pediatric Dentistry”, për studentët e Stomatologjisë në UBT.
Në kuadër të lëndës: “Okluzioni Funksional dhe Stomatologjia e Fëmijëve”, studentët patën rastin të marrin njohuri të reja rreth shëndetit oral.
Përmes prezantimeve të rasteve praktike dhe diskutimeve, studentët kanë pasur rastin të përdorin njohuritë e tyre të fituara në një kontekst real dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në përdorimin e teknikave të avancuara stomatologjike.