UBT News

Përfaqësues të ASK-së zhvilluan diskutim të hapur me studentët e UBT-së rreth Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

Përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës qëndruan në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, me ç’rast organizuan një diskutim të hapur me studentët e UBT-së për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Diskutimi i hapur u ofroi studentëve mundësinë të zbulojnë detaje të rëndësishme rreth Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, duke i afruar ata me proceset dhe sfidat e fushës statistikore në Kosovë.

Gjatë diskutimit, studentët patën mundësinë të bënin pyetje, të shprehnin shqetësime dhe të ndanin idetë e tyre me përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave. Ky ndërveprim i drejtpërdrejtë kontribuoi në një kuptim më të thellë të rolit të statistikave në zhvillimin e vendit, si dhe në sensibilizimin e studentëve në lidhje me përdorimin dhe rëndësinë e të dhënave statistikore në vendimmarrje.

Exit mobile version