Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, për nder të Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit, studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, zhvilluan një ligjëratë tematike me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Flamur Kadriu, si dhe zëdhënësin e kësaj agjencie, Lamir Thaqi.
Në kuadër të këtij aktiviteti, studentët patën rastin të dëgjojnë dhe të mësojnë rreth rëndësisë që ka siguria e ushqimit dhe të ushqyerit shëndetshëm, njashtu edhe mbi punën dhe angazhimin e stafit të AUV-së për të siguruar konsumin e ushqimit të sigurtë dhe të shëndetshëm.
Ndër të tjera, Flamur Kadriu dhe Lamir Thaqi i shpjeguan studentëve shkak-pasojat që mund të vijnë nga një ushqim i pasigurtë dhe i pa shëndetshëm, si dhe për sëmundjet që mund të shkaktohen nga bakteret, viruset, këpurdhat, parazitët, apo substancat kimike që hyjnë në organizëm nëpërmjet ushqimit ose ujit të ndotur.
Ligjëratat e tilla në kuadër të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, ndihmojnë studentët të thellojnë njohuritë e tyre rreth profesionit, si dhe të përgatiten për të qenë të gatshëm për të punuar në të mirë të shoqërisë.