Departamenti i Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi dhe i Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës, kanë zhvilluar një sesion informues në Shkollën e Mesme të Muzikës dhe Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj.
Stafi akademik i UBT-së i përbërë nga i përbërë nga Adelina Thaqi, Liburn Jupolli, Aida Gjikolli, Lindita Jusufi nga Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi dhe Burim Berisha nga Arti dhe Mediat Digjitale, kanë informuar nxënësit e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe Arteve “Çesk Zadeja” rreth mundësive të shumta që ofrohen për studime në UBT.
Sesioni informues i zhvilluar nga UBT, u fokusua në prezantimin e mundësive të studimit për maturantët e këtij gjimnazi, teksa këta të fundit kishin mundësi që të merrnin informacione më të detajuara në lidhje me programet e ndryshme studimore dhe profesionale.
